Pas kopjimit të Snapchat, Facebook tani po e shkatërron Messenger

Gjatë muajve të fundit, rrjeti më i madh social në botë Facebook i ka shtyrë disa ndryshime të padëshirueshme nga përdoruesit pasiqë ato sjellin karakteristika të reja për aplikacionin më të famshëm mobil të mesazheve Whatsapp, duke i lënë të gjithë përdoruesit me një përvojë të pakënaqshme dhe me një kufi të pakalueshëm për përdoruesit e rinj.

Facebook ka shkaktuar polemika verën e kaluar, kur njoftoi se kishte në plan të përdorë informacionin e mbledhur nga Whatsapp për të ndikuar në mënyrën se si shfaqen reklamat në Neës Feed-in tuaj. Njoftimi ishte ndryshimi i parë sa i përket aplikacionit të Whatsapp dhe privatësisë në aplikacion për më shumë se katër vjet.

Me ndryshimet e reja drastike, Facebook mund të shohë numrin e telefonit të lidhur me një llogari të Whatsapp, duke ia bërë kompanisë të mundur të lidhë dhe të ndjekë profilet e përdoruesve në mes të dy shërbimeve – për ta ndihmuar kompaninë të mbledhë më shumë të dhëna për reklamat në rrjetin social.

Facebook ka ndaluar që nga mbledhja e të dhënave brenda Europës, mes presionit nga një numër i grupeve për mbrojtjen e të dhënave dhe mbikëqyrësve të privatësisë.

Në shumë pjesë të botës, politika e Facebook për mbledhjen e të dhënave ende qëndron.

Por, pavarësisht nga këto politika të dyshimta, Whatsapp është ende një përvojë shumë më e këndshme se shërbimi i vetë Facebook që cilësohet i çrregullt. Këtu është fjala për shërbimin e Messenger.

Facebook e ka mbushur me kaq shumë karakteristika të reja dhe gjeste aplikacionin e saj të komunikimit në iOS dhe Android, duke kontribuar shumë që t’i hutojë përdoruesit e saj edhe më shumë.

Por nuk është sekret se Facebook u përpoq për të blerë rivalin Snapchat për një shumë prej 3 miliardë dollarëve në vitin 2013.

Në pamundësi për të blerë Snapchat, themeluesi i Facebook – Mark Zuckerberg tani ka nisur një sërë përpjekjesh të përsëritura për kopjimin e Snapchat, duke përfshirë shërbimin e dobët Poke në vitin 2012, aplikacionin jetëshkurtër Slingshot në vitin 2014, dhe futjen e Instagram Stories verën e kaluar për të përmendur vetëm disa.

Duke qenë se përpjekjet e Facebook për ta dominuar rivalin Snapchat po dështojnë, mbetet të shihet nëse rrjeti social do ta vëjë edhe aplikacionin Whatsapp në shërbim të rrëzimit të Snapchat, apo do ta lërë atë të thjeshtë si tani, një kërkesë që është bërë nga përdoruesit të cilët nuk duan që të gjitha shërbimet e tyre të jenë të mbushur me karakteristika të shumta, të cilat e bëjnë shërbimin e komplikuar.