Të brendshmet seksi që duhet t’i vishni: Ndriçojnë gjatë natës (Foto)

Kompania australiane, “Luminoglow”, e cila ka krijuar këtë brend, së fundmi ka filluar t’i shpërndajë këto të brendshme – të cilat ndriçojnë gjatë natës – edhe anë e mbanë botës.

Sado e çuditshme që mund t’ju duket, të brendshmet e ndritshme janë duke u cilësuar tejet seksi nga dy gjinitë, transmeton Telegrafi.

Kompania ofron lloje të ndryshme të këtyre të brendshme, prandaj, nëse jeni duke kërkuar diçka të re dhe argëtuese në dhomë të fjetjes, ndriçojeni veten me këto të brendshme seksi. /Telegrafi/