Zidane: Do të vazhdojmë të luftojmë në dy fronte të tjera

Real Madrid është eliminuar prej Kupës së Mbretit.

Megjithëse barazuan si mysafirë (2-2), madrilenët u eliminuan prej Celta Vigos pasi që në ndeshjen e parë pësuan humbje me rezultat 2-1.

“35 minutat e para ishin fenomale deri në autogolin e Danilos. Ne nuk u dorëzuam dhe kuftuam deri në minutat e fundit”

“Kemi bërë një lojë të mirë. Jemi eliminuar pas gjithë asaj që bënë të gjithë djemtë”

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë në dy fronte të tjera (Ligën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve). Ne vetëm duhet të çlodhemi tani. Ajo që ndodhi, ndodhi “, tha Zidane pas takimit.